Information

Dear user, the application need JavaScript support. Please enable JavaScript in your browser.

Title of the item:

Sistemi administrativ i qyteteve të Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII

Title :
Sistemi administrativ i qyteteve të Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII
Publisher Information :
Kolegji AAB 2018
Added Details :
Ahmeti, Isuf
Document Type :
Electronic Resource
Index Terms :
Vilajeti i Kosovës
Sanxhaku
administratë
territor
Prizreni
Thesis
1848-4298
Availability :
Open access content. Open access content
Other Numbers :
KVAAB oai:dspace.aab-edu.net:123456789/1178
1079367318
Contributing Source :
AAB COLL
From OAIster®, provided by the OCLC Cooperative.
Accession Number :
edsoai.on1079367318
Electronic Resource
Periudha nga shekulli XVI e deri në fillim të shekullit XVIII, shënon një etapë të re me kushte dhe rrethana të reja historike për popullin shqiptar. Shoqëria shqiptare kishte humbur një pjesë të konsiderueshme të forcave vitale njerëzore dhe ishte zhveshur deri diku nga shtresat e zejtarëve, tregtarëve dhe ato kulturore. Nga ana tjetër, dukuritë e reja ekonomike e politike që lindën dhe vepruan pas pushtimit osman, siç qenë përgjithësimi i regjimit të timareve si njësi me ekonomi natyrale të veçuara, luftërat dhe ekspeditat ushtarake të vazhdueshme për forcimin e pushtetit osman, vënia në shërbim të armikut dhe feudalëve shqiptarë, copëzimi i madh politik-administrativ etj., u bënë shkaqet kryesore që ngadalësuan ritmet e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit, që ndikuan në ngadalësimin e dinamikës së aspekteve të ndryshme të jetës. Hulumtimet arkivore për shkruarjen e këtij studimi janë fokusuar edhe në fonde të dorëshkrimeve orientale, cirilike dhe latine të ruajtura në biblioteka të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj. Analiza studimore po ashtu është mbështetur në hulumtimet arkivore të fondeve orientale në Prishtinë, Sarajevë e Shkup. Mirëpo, burime të dorës së parë për hartimin e këtij punimi, gjithësesi mbesin ato që janë hulumtuar në arkiva të Turqisë, sidomos në atë të Stambollit dhe Ankarasë. Në kontekst të këtij hulumtimi shkencor, një interes të veçantë paraqet edhe ballafaqimi i tezave historike të historiografisë shqiptare me historiografinë serbe. Punimi ofron lëndë të begatshme burimore. Ajo përshkohet me një kronologji dhe qasje të përdorimit të teknikave bashkëkohore shkencore-metodologjike.

We use cookies to help identify your computer so we can tailor your user experience, track shopping basket contents and remember where you are in the order process.